“Ademi e kërcënoi një ditë para dhe e çoi në hotel”: Dëshmia tronditëse e djalit të Zhaneta Metanit

schedule14:13 - 4 Janar, 2021

schedule 14:13 - 4 Janar, 2021

Zbardhet dëshmia e djalit të Zhaneta Metanit, që u ekzekutua së bashku me të motrën Kristina Bardhi, mëngjesin e 31 dhjetorit në Tiranë. Sipas dosjes së prokurorisë të siguruara për abcnews.al nga gazetarja Glidona Daci, djali i mitur ka rrëfyer se mamaja e tij dhe Përparim Ademi ishin të lidhur por kohët e fundit kishin konflikte, pasi Zhaneta kishte nisur lidhej me një person tjetër që kishte në punë.

Sipas 15 vjeçarit, mamaja e tij i kishte thënë që Ademi ishte babi i tij, por që me kalimin e kohës ai e kishte kuptuar që kjo gje nuk ishte e vërtet. Ndërsa babin biologjik se kishte njohur kurrë.

“Shpjegoj se e banesën tonë në adresën e mësipërme jetoj me mamin si dhe tezja që ka ardhur nga Greqia, pra motra e mamit tim e madhja e quajtur Kristina Bardhi, e cila kishte ardhur për pushime ca kohë në Shqipëri. Ka disa ditë që në shtëpinë tonë jeton dhe tezja e vogël Anxhela Emini, ka thënë ai.

Më tej ai thekson se familja tij fisi, mami, tezet e tij kishin lidhje miqësie ose thjesht njohje me një person te quajtur Përparim Tela, ndërsa mbiemrin e gruas e ka Ademi dhe ketë lidhje se ku konsiston nuk e kam marrë vesh kurrë me saktësi. në dëshminë e tij ai thotë se fillimisht për ketë person mamaja e tij i ka thëne se ky ishte babai tij, por me kalimin e kohës e ka kuptuar se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë për shumë arsye.

Djali deklaroj se babain tij se ka njohur kurrë. Ai është në dijeni se para rreth tre vitesh mami tij kishte një lidhje me një person tjetër, thjesht e dinte dhe kisha dëgjuar por nuk e njihja se kush mund të jete. Ndërkaq gjithë këto kohë tek shtëpia tyre vinte dhe Përparim Ademi dhe qëndronte me ne me mamanë e tij bënin muhabet, dhe gjithashtu ai kishte dhe familje të vetën, grua dhe fëmije diku tjetër por dhe miqësi me mamin tij.

Djali ka rrëfyer se shpesh herë dëgjonte në shtëpi, teksa e ëma tregonte që kishte konflikte dhe sherre mes Përparimit dhe saj për shkak të lidhjes që kishte me personin tjetër që ai nuk e e njeh. A.Metani tregon se nëna e tij Zhaneta dhe tezja i kishin thënë 59 vjeçarit që të mos shkelte më në shtëpinë e tyre, pasi nuk donin që të kishin asnjë kontakt me të.

“Rreth një javë mami sikurse dhe tezja e ti Kristina i kanë thëne në mënyre kategorike Përparimit që ai nuk kishte më punë në shtëpinë tyre dhe për më tepër mamaja i tha ta linte rehat. Ai deklaroj se dje në darke më date 30. 12. 2020 mamaja e ti Zhaneta kur ka shkuar në shtëpi nga i kishte treguar seç kishte ndodhur, ka thënë se ku kishte dale në mëngjes nga shtëpia për e punë në mëngjes poshtë pallatit kishte qenë Përparimi me makinë, ai i kishte dalë para dhe pasi e kishte futur me zor në makine e kishte marrë duke e goditur duke e rrahur. Me pas e kishte çuar në një vend në Kërrabe afër në greminë dhe e kishte goditur sepse kishte shenja dhe i ka bërë presion që të kthehej me të dhe duke e kërcënuar se do ta vriste me arme”, citohet në dosje.

Djali rrëfen më tej se Ademi e ka kërcënuar një ditë para se ta vriste me armë nënën e tij, duke i kërkuar që të rikthehej sërish me të. Në dosjen e prokurorisë citohet se, në orën 05:00 të mëngjesit të 30 dhjetorit, Përparim Ademi e kishte rrëmbyer Zhanetën, tek hyrja e pallatit, nën kërcënimin e  një thike dhe e kishte çuar në Krrabë, afër një gremine.

Gjithashtu atje Përparimi e kishte detyruar që të ulej në gjunjë mamin (Zhaneten) dhe kishte qëlluar disa herë me autonatik përreth saj duke e tmerruar për ta detyruar të pranonte të lidhej prapë me të. Mamaja i kishte thëne se më pas e kishte çuar në një motel dhe atje e kishte përdorur. Përparimi pak e ka mbajtur atje, më pas e kishte dërguar mamin tek Euromavi tek 21 me makinë dhe e kishte lënë aty nga ora 18.30 pasdite. , tregon ai.

Sipas dëshmisë, Zhaneta ka shkuar më pas në shtëpi dhe ia ka treguar të gjitha këto motrës dhe djalit të saj.

Deklaroj se kur ka shkuar mamaja në shtepi bisedoi me tezet me dajen njerëzit tyre se si do vepronin. Kam ngulur këmbe që të merrnim policinë në telefon por ato i kanë thënë prit”.

Sipas dosjes së prokurorisë, djali tha: “Ka dëgjuar mamin që gjate kohës që kishin qenë bashke atje ne motel kishte dëgjuar Përparimin që të fliste me një person të quajtur Festim Xhezahiri, i cili banon në Elbasan dhe që ky person sipas mamit i kishte dhënë automatikun që ai kishte kërcënuar dhe goditur mamin. Une dhe mami donim të vinte që dje në policia por tezja pra Kristina e ndaloi që të vinte, dhe e kanë lënë të shkonin sot në polici dhe te pajiseshim me urdhër mbrojtjeje”.

Djali ka rrëfyer më tej si ka ndodhur ngjarje, pasi gjithçka ka ndodhur para syve të tij.  Ai ka thënë se në mëngjes rreth orës 09.50 është zgjuar nga gjumi dhe ka shkuar në sallon.

“Aty ka qenë mami me tezen (Zhaneta dhe Kristina) që po bënin muhabet. Duke qëndruar për pak kohë aty befas ka rënë zilja e derës së jashtme, ai është afruar tek dera dhe ka parë në një moment nga syri magjik të parin një person të quajtur Kastriot Kallashi të cilin e njihte dhe më parë, i cili ishte nipi i Përparimit. Pas tij është çuar tezja Kristina, dhe pa parë fare tek dera ka pyetur me zë të larte kush ishte. Nga ana tjetër e derës u dëgjua zëri i Kastriotit që është përgjigjur jam Oti, vetëm kaq. Kristina ndërkaq e ka hapur paksa derën dhe në atë çast kanë parë Përparimin, i cili e ka shtyrë derën fort dhe ka hyrë brenda dhe në dore mbante një armë tip kallashnikov, të cilën e njoh mirë quhet dhe AK 47”.

Në dosjen e prokurorisë zbardhet edhe dëshmia e autorit të ngjarjes së rëndë, Përparim Metani. Ky i fundit ka pranuar se është autor i krimit të dyfishtë. Ai ka rrëfyer se me dy motrat është njohur 30 vite më parë dhe ka pasur edhe lidhje jashtëmartesore. Ai pretendon se ka edhe fëmijë me të dyja motrat.

Dëshmia: “Në deklarimin  e tij ka pohuar se është autori i vrasjes së dy shtetaseve, Kristinës dhe Zhanetës dhe ka treguar dinamikën e ngjarjes. Shtetasi Përparim Ademi deklaron se me Zhanetën dhe me Kristinën ka pasur njohje që para 30 vitesh, me të cilat ka pasur lidhje jashtë martesore. Ai pretendon se ka edhe fëmijë me të dyja këto shtetase. Ndër të tjera ai pohon se me këto dy shtetase ka punuar në shtetin e Greqisë dhe Francës për disa vite. Rreth 3 vite më parë Kristina është martuar në Greqi, Përparimi ka vazhduar akoma lidhjen intime me Zhaneta Metani. Marrëdhënia ndërmjet Zhanetës dhe Përparimit ka qenë e mirë derisa ditë më parë, ku ai ka dyshuar se Zhaneta kishte lidhje intime me një shtetas të quajtur Besmir. Ky shtetas me emrin Besmir, punonte në fabrikë bashkë me Zhanetën. Rreth 5-6 ditësh , Përparimi ka shkuar tek shtëpia e Zhanetës në Astir dhe aty gjatë drekës së Krishtlindjeve , aty i është deklaruar si nga Kristina dhe sidomos nga Zhaneta se ishte hera e fundit që ai i takonte ato dhe në atë shtëpi nuk kishte më punë dhe se duhet të ndërpriste çdo marrëdhënie me to. AI është larguar dhe deri një ditë para ngjarjes ai nuk ka pasur më komunikim me to.

Me datë 30.10.2020 në mëngjes ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur nga ora 06:00 e mëngjesit kur ajo del për punë. Më pas ia deklaron se e ka marrë nën kërcënimin e një thike që kishte me vete dhe e ka futur në një makinë2 tip “Ëolksqagen Tiguan. Nga aty e ka çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kanë ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart dhe kanë biseduar duke dashur ta detyrojë të kthehej prapë me të dhe të shkëputej nga ai person. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duke sikur ka pranuar. Më pas ai i ka thënë të shkonin nën një hotel tek 21 pranë zjarrfikësve dhe të flisnin aty”. g.v/abcnews.al