“Për një jetë më të mirë”, ABC në fshatin jugor ku dominojnë veriorët: Këtu ka mal, fushë e det

schedule15:46 - 2 Janar, 2021

schedule 15:46 - 2 Janar, 2021

Nga Silvi Sulaj

Shëndëllia ky fshat i bukur i Sarandës ndryshe nga shumë të tjerë ka një popullsi heterogjene.

“Këtu bashkohen gjithë bukuritë e botës. Ka mal, lumë det, fushë”. Për këto arsye ky fshat ka më shumë banorë të ardhur se autoktonë. Kanë lënë veriu për një jetë më të mirë.

“Erdha në 1996 me familjen nga fshati Mërkur i rrethit të Mirditës ku kam lindur unë është në kufi me Dibrën. Me rastin që u hap po kërkonim një jetë më të mirë dhe njëri pas tjetrit gjetëm këtë vendin këtu që quhet Shëndëlli. Me vendalinjtë kalojmë mirë. Banorë nga Mirdita dhe Dibra janë rreth 75%”.

Dibranët dhe mirditorët ndër vite kanë tërhequr në Shëndëlli dhe familjarë të tjerë. “Erdhëm në vitin 2000 nga Dibra. Na u duk se jugu ishte më mirë. Kishte punë këtu dhe nisëm të ndërtojmë pak e nga pak. Kam e fëmijët e motrës” tha një tjetër banore.

“Si fillim erdha unë me dy vëllezër e më pas erdhën të tjetër”. “Në këtë fshat gjen dhe dibranë të cilët kanë mbi 3 dekada që jetojnë në Shëndëlli. “Prej Dibre kam ardhur këtu që prej kohës së Enverit” tha një tjetër banor.

Po a i ruajnë tradita mirditore? Dialektin nuk e kanë ndryshuar, ndërsa të moshuarat duket se janë më edhe më fanatike këtë e tregon dhe veshja tradicionale e gjyshes së shtëpisë. Më të rinjtë përshtaten më lehtë. “Kohët ndryshojnë dhe po të ishim në Mirditë do t’i ndryshonim disa se dalin të reja”.

Banorët autoktonë të Shëndëllisë i përkasin besimit ortodoks, të ardhurit atij mysliman por nuk e kanë fare problem që të vizitojë dhe kishën. “Jam e besimit mysliman por njëherë në javë shkoj në kishë”.

Banorët në Shëndëlli jetojnë me bujqësi dhe blegtori por si shumë fshatra të vendit dhe këtu ka mungesë investimesh. “Telat janë copa copa. Ngelën 24 orë në shesh. Rrugët nuk na i ndreqin vetëm me forcat tona”. “Rruga skandal, shtyllat shih si janë këto që duken i ka bërë privati”.

Këta banorë jetojnë me të ardhura që i sigurojnë nga puna në bujqësi dhe blegtori. Por ndihmohen edhe nga të afërmit që kanë emigruar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!