Vin Veli është një DJ i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo dance.
Sot i ftuar në emisonin “Bardh a Zi” në ABC tha se muzika është imponim. Ndër të tjera ai shtoi se askush nuk i hedh lekët kot, por është diçka që e kërkon tregu.
“Për sa kohë edhe këtu i ndjekin, nuk i hedh njëri lekët kot. Edhe nëse i marrin 5 mijë euro s’i hedh një lekët kot. Ka një target grup. Njerëz janë edhe ata që i ndjekin. Nuk fillon problemi aty. E di ku fillon? Problemi fillon te filtrat se si ti i nxjerr. Po dolën ata pastaj do të ngelin, se muzika është imponim. Ajo imponohet në orën 12 në supermarket, nuk kam çfarë bëj unë. Të të jap një shembull konkret që kanë fqinjët tanë grekët. Deri në shkollë të mesme bën kanto, muzikë klasike. Shkollë të lartë për moderne apo popullore, ndahen pastaj. Këtu tek ne nuk ka muzikë moderne, këtu ka vetëm klasike. Mbaron për muzikë klasike e bën dasmat ose bën muzikë popullore.” /abcnews.al/