Bletët punëtore të Edicionit Veror

schedule19:44 - 2 Gusht, 2018

schedule 19:44 - 2 Gusht, 2018

Këtë herë kamera e Edicionit Veror udhëtoi në fushën e sportit të Llogarasë me një mision shumë të ëmbël. I kushtuam një vëmëndje të veçantë kultivimit të bletëve sipas traditave të zonës. Gazetarja jonë intervistoi Azizin, banorin e zonës cili prej vitesh merret me përkujdesjen e bletëve dhe mbledhjen e mjaltit. Në një bisedë vërtet të këndëshme bletëruajtësi na rrëfeu kënaqësinë e profesionit të tij dhe misteret e bletëve, menyrën se si ato e sigurojnë mjaltin, i cili në mes te pyjeve ka një cilësi të lartë. Gjithashtu u fol dhe për vështirësitë që zakonisht hasen, si pickimi nga tufa e insekteve dhe nevojat e ndryshme qe bletët kanë./abcnews.al