Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tratativa me Young Boys, klubi shqiptar tenton Taulant Seferin

schedule09:02 - 1 Janar, 2021

schedule 09:02 - 1 Janar, 2021

Taulant Seferi dhe Young Boys pritet të ndajnë rrugët këtë muaj. Sulmuesi është nën kontratë me zviceranët deri më 30 qershor të vitit 2020, por dëshiron të luajë dhe me kampionët e Zvicrës është e pamundur momentalisht.

Shkëndija e Tetovës, duke parë situatën aktuale të sulmuesit, i ka bërë një ofertë. Mes Seferit dhe drejtuesve kuqezi ka pasur edhe një takim dhe vetë sulmuesi nuk e përjashton mundësinë e kalimit te skuadra e Ernest Gjokës.

Problemi është pjesa e pagës, pasi Shkëndija nuk mund t’ia paguajë të plotë. Tetovarët i kanë propozuar klubit të Young Boys që ta paguajnë përgjysmë sulmuesin.

Zviceranët nga ana tjetër e shohin më me leverdi ta lënë të lirë Seferin, për të kursyer pagën e tij. 24-vjeçari i kombëtares shqiptare financiarisht do të humbiste, pasi asnjë klub nuk do ia ofronte pagën që ka te Young Boys momentalisht. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!