I padëshiruari i Pirlos te Juventus, zbulohet dëshira e Sami Khediras

schedule12:18 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 12:18 - 31 Dhjetor, 2020

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, nuk nguron ta pranojë se kërkon të luajë sërish. Kujtojmë që lojtari është lënë jashtë ekipit nga trajneri Andrea Pirlo dhe si pasojë ai tashmë dëshiron largimin në merkaton e janarit. Në një intervistë për “The Athletic”, ish-madrileni e pranon se kalimi në Premier League e tundon si dhe i mungon karrierës së tij.

“Në karrierën e çdo lojtari ka gjithmonë ulje dhe ngritje. Unë nuk njoh askënd që është gjithmonë në rritje. Kur erdha këtu tek Juventusi në vitin 2015 nga Reali nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja kaq gjatë. Duket e çudtishme, por mua më pëlqen të shëtis në fushat stërvitore çdo ditë, pasi është kënaqësi të punosh me këta njerëz të jashtëzakonshëm”, deklaron turko-gjermani.

 

“Situata  ndodhem është e pazakontë për mua dhe sigurisht që nuk jam i kënaqur. Unë jam një tip konkurues dhe dua të luaj. Gjithsesi jam përshtatur me situatën dhe po përpiqem për të shfrytëzuar sa më mirë atë.

Jam ende pjesë kur bëhet përgatitja për ndeshjet si dhe në analizat e videove. E shikoj veten si një këshillues për lojtarët e rinj dhe motivimi im vazhdon të jetë i lartë, edhe pse në fund të ditës dua të jem në fushë duke luajtur. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse kërkoj largimin nga Torino.

Premier League? Mungon ende në koleksionin tim, të luash atje do të ishte si qershia mbi tortë. Ka më pak pushime dhe më lojë intensive, por kjo më pëlqen. Kohët e fundit kam bërë shumë seanca shtesë me trajnerët e mi të fitnessit, në mënyrë që të jem gati për një ritëm dhe intensitet më të lartë”, përfundon Khedira, i cili është lidhur gjithashtu edhe me një rikthim tek skuadra e Stuttgartit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!