Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makinat përplasin këmbësorët! Policia jep detajet

schedule20:37 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 20:37 - 30 Dhjetor, 2020

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Tiranë. Një automjet ka aksidentuar një 55-vjeçar pranë rrugës “Aleksandër Moisiu”. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” ku automjeti ka përplasur këmbësorin Xh. L., 58 vjeç

“Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve“, njofton policia./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!