Të gjithë e dimë që limoni është i dobishëm për shkak të nivelit të lartë të vitaminës C. E përdorim në gatim, por a e keni menduar ndonjëherë të vendosni limon pranë shtratit tuaj?
Lehtëson ankthin dhe tensionin
Aroma e agrumeve qetëson sistemin nervor, lehtëson ankthin dhe ndihmon në lehtësimin e tensionit pas një dite të vështirë pune. Ju mund të vendosni vaj limoni në dhomën tuaj, ose nëse nuk keni vaj, mund të vendosni një copë limoni në shtratin tuaj.
Përqendrimi dhe vëmendja juaj do të rriten
Limoni ka një tjetër benefit mahnitës. Aroma e tij rrit përqendrimin e njerëzve, përmirëson aktivitetet mendore dhe kujtesën. Kërkimet kanë zbuluar se njerëzit me aromë limoni në vendet e tyre të punës bëjnë më pak gabime.
Përmirëson gjendjen shpirtërore
Vaji esencial i limonit është një ilaç i provuar për depresionin. Nëse dëshironi të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore, mund të përdorni vaj limoni ose thjesht të vendosni një copë limoni pranë shtratit.
Mban insektet larg
Për të larguar insektet ju vjen në ndihmë limoni në vend që të përdorni ilaçe kimike. /abcnews.al