U kritikua për lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, revoltohet aktorja shqiptare: Shihemi në gjykatë

schedule14:33 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 14:33 - 30 Dhjetor, 2020

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi është në qendër të mediave rozë, që në momentin kur pranoi publikisht lidhjen me futbollistin afrikan.

Ka qenë të pafundme lajmet për çiftin, ku jo në pak raste është cilësuar si lajmi i ditës.

Mirëpo, duket se kupa është mbushur dhe Adriana nuk ka duruar dot më.

Përmes një postimi në Instastory, ajo është shprehur se të gjitha ata media që do të përdorin emrin e saj për lajmë të rreme do të përballen në gjyq me të.

“Përmes këtij statusi unë dua që t’i paralajmëroj të gjitha ato portale që shfrytëzojnë emrin tim duke trilluar lajme me lloj-lloj titulli që qysh nga sot do të përballen direkt me gjykatën. Kam tentuar disa herë duke ju shkruar që t’i ndalni këto gjana mirëpo kam hasur në vesh të shurdhër. Kështu që tani e tutje, shihemi në gjykatë!”, ka shkruar aktorja. l.k/abcnews.al