Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vendimin e QSUT-së për shkarkimin e mjekut të urgjencës Ilir Allkja me argumentin se kishte shkelur etikën në punë.
Spahia tha se Allkja u shkarkua pas më shumë se 20 vitesh sakrifice në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.
Lexo edhe: Shkarkohet mjeku Ilir Allkja, denoncoi problemet në QSUT për përballimin e pandemisë
“Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.
Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike. Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik“, bën u shpreh Spahia.
QSUT vendosi të ndërpresë sot marrëdheniet e punës me mjekun Ilir Allkja pasi ky i fundit kishte kritikuar mënyrën se si sistemi shëndetësor po përballej me pandeminë.
Reagimi i plotë
Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.
Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.
Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike. Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.
Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.
Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërmëmbur nga pushteti.
Është koha për ndryshim!