Shkëndija kualifikohet në Champions

schedule19:30 - 1 Gusht, 2018

schedule 19:30 - 1 Gusht, 2018

Shkëndija e Tetovës u kualifikua në turin e tretë të Çempions Ligë pas barazimit pa gola në ndeshjen e kthimit me moldavët e Sherifin e Tiraspolit. Kundershtari i radhës për ekipin shqiptar nga Maqedonia do të jetë Salburgu i Austrisë.

Barazimi pa gola me Sherif Tiraspolin i dha mundësi Shkëndijës të kualifikohet në turin e tretë të Champions League. Skuadra tetovare shkoi më tej pas kishte fituar takimin e parë, falë një goli të Besart Ibraimit. Në ndeshjen e kthimit tekniku Qatip Osmani rreshtoi ekipin me një skemë mbrojtëse për të mos i lejuar kundërshtarit t’i afrohej portës.

Qatip Osmani, Trajner i Shkëndijes: “Edhe pse u orjentuam më shumë në mbrojtje u përpoqëm të rrezikonim në sulm dhe besoj se ia arritëm qëllimit”.

Kundërshtari i radhës do të jetë skuadra austriake Salzburg që sezonin e kaluar mbërriti deri në gjysmëfinalen e Europa League. Shkëndija synon të marrë pjesë në fazën e grupeve të njërit prej aktiviteve për klube në kontinent. Me formatin e ri të turneve të organizuara nga UEFA ekipet e eliminuar nga Champions kalojnë në Europa League. Sezonin e kaluar, Shkëndija arriti deri në play off të Europa League, aty ku përballë kishte gjigandët e Milan por pa mundur të kualifikohet./abcnews.al