Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19 shuan inspektorin e antidrogës

schedule19:17 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 19:17 - 28 Dhjetor, 2020

Koronavirusi i merr jetën inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja. Ai ishte prekur nga Covid-19 dhe për shkak të agravimit të situatës së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë. 38-vjeçari Klodian Shevroja punonte që prej muajit Prill si inspektor antidroge në DPV Berat./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!