Përqafimi në publik e dërgon në burg

schedule12:18 - 1 Gusht, 2018

schedule 12:18 - 1 Gusht, 2018

Një grua e paidentifikuar në Arabinë Saudite u dënua me 2 vite heqje lirie për arsye se përqafoi një këngëtar teksa po performonte në skenë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e quajtur Taif, ku këngëtari irakien, Majid al-Muhandis, po mbante koncertin tij të rradhës. Në një moment, e reja ngjitet në skenë dhe i jep një përqafim dashamirës këngëtari duke i shprehur admirimin për artin e tij.
Ngjarja është konsideruar si incident dhe thyerje e ligjit nga autoritetet vendase. Krahas dënimit me heqje lirie, “fansja e zjarrtë” gjithashtu është e detyruar të paguajë dhe një gjobë prej $27,000.

Sipas ligjit religjioz të Arabisë Saudie, femrat janë të ndaluara që të prekin apo të ndodhen pranë meshkujve me të cilët nuk kanë lidhje martesore ose familjare. Pavarësisht përparësive të mëherëshme që shoqëria arabike ka filluar të ndërmarrë, si lejimi ngarjes së makinave nga femrat, morali dhe mentaliteti oriental vazhdojnë të jenë një barrë e rëndë dhe ndeshkuese për gratë dhe vajzat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!