Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KPK e nis ditën me dy konfirmime në detyrë

schedule09:27 - 1 Gusht, 2018

schedule 09:27 - 1 Gusht, 2018

4 anëtarë të sistemit të drejtësisë, përkatësisht 3 gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me sukses sitën e Vettingut, duke marrë konfirmimin për qëndrimin në detyrë.

Tre gjyqtarë dhe një prokuror u konfirmuan në detyrë të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

E vetmja grua që kaloi para trupës gjykuese ishte gjyqtarja Brunilda Kadi, e cila mori konfirmimin për të vijuar detyrën. Gjatë seancës së vlerësimit në KPK kishte rezultuar se gjyqtarja kishte bërë deklarim të saktë e kishte burime financiare të ligjshme.

Gjyqtarja ka deklaruar një apartament 124 m2 të marrë me kredi, në Lanabregas me bashkëshortin; dhe dy automjete. Në relatimin gjatë seancës dëgjimore, u deklarua se gjyqtarja Kadi, njëkohësisht anëtare e KLD është e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Më herët, trupa e KPK konfirmoi në detyrë Dritan Hallunajn, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Gjyqtari Hallunaj rezultoi se kishte bërë deklarim të saktë e nuk kishte fshehje pasurie e se ka në pronësi një apartament 165 m2 të blerë me kredi për vlerën e 49 mije eurove në 2005.

Sipas DSIK, gjyqtari nuk ka pasur kontakte të papërshtatshme e KPK i vlerësoi të mjaftueshme aftësitë e tij profesionale. Vendimin e komentoi për median dhe vetë gjyqtari i Krimeve të Rënda…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dhe dy seanca të tjera, ku dha verdiktin për të rikonfirmuar në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, si edhe gjyqtari në Gjykatën Administrative të Tiranës, Gentian Medja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!