Apple ka mbyllur përkohësisht 53 dyqanet e saj në shtetin amerikan të Kalifornisë për shkak të koronavirusit.
Sipas një zëdhënësi, në Britaninë e Madhe 16 dyqane u mbyllën pas masave të njoftuara nga qeveria britanike.
Ndërkohë, mbetet e paqartë për momentin se kur do të ndodhë rihapja e dyqaneve.
“Për shkak të situatës aktuale COVID-19 në disa nga vendet që ne furnizojmë, jemi duke mbyllur përkohësisht dyqanet në këto zona. Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe presim që ekipet dhe klientët tanë të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë, sipas Reuters.
Kujtojmë që si në SHBA, ashtu edhe në Britaninë e Madhe numri i infeksioneve me koronavirus është rritur kohët e fundit. Kryeministri britanik, Boris Johnson, vendosi një mbyllje të re të shtunën për mbi 16 milionë njerëz në kryeqytetin Londër dhe në rajone të caktuara në jug-lindje të ishullit. l.k/abcnews.al