Besimtarët shkojnë në kishë pa maska, prifti refuzon të mbajë meshën

schedule09:54 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 09:54 - 28 Dhjetor, 2020

Mesha e Krishtlindjes në kishën e Agios Nikolaos Flarios në Kalamata, është ndërprerë nga një prift, pasi ai u ka kërkuar besimtarëve të largoheshin pasi nuk mbanin maska.

“Ata që nuk mbajnë maskë, duhet të largohen “, tha prifti.  Disa besimtarë e kundërshtuan veprimin e priftit duke thënë se as priftërinjtë dhe kori nuk mbanin maska.

 

Në fakt, prifti këmbënguli që besimtarët brenda kishës duhet të largoheshin ose të mbanin një maskë.

“Mund të kundërshtoni në shtëpinë tuaj por jo këtu”, tha prifti, duke deklaruar se nëse personat në kishë nuk do të largoheshin do të njoftonte policinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!