Në Francë ndalohen telefonat e celularëve në klasa

schedule17:07 - 31 Korrik, 2018

schedule 17:07 - 31 Korrik, 2018

Në Francë, nxënësit deri në moshën 15 vjeç nuk do të mund të përdorin në ambientet e shkollës asnjë aparaturë që mund të lidhet me internetin: si telefon celular, tablet apo orë. Parlamenti francez miratoi ligjin në mënyrë përfundimtare pa votat e së majtës dhe të djathtës të cilat abstenuan.

Parlamenti francez miratoi në mënyrë përfundimtare ndalimin për përdorimin e telefonave celularë nëpër shkollat e vendit deri në moshën 15-vjeçare.

Ligji më i ri, ishte një premtim që presidenti francez, Emmanuel Macron i kishte bërë elektoratit të tij. Deputetët e shumicës parlamentare dhe ata të qendrës votuan në favor të këtij ligji në Asamblenë Kombëtare, ndërsa e djathat dhe e majta abstenuan.

Ndalimi ka të bëjë me cdo aparaturë që mund të lidhet me internetin, si telefon celularë, tablet, apo orë. Por në ligj parashikohen dhe përjashtime për qëllime pedagogjike.

Kodi i arsimit në Francë, ndalon me ligj që nga viti 2010, përdorimin e telefonave celularë gjatë çdo aktiviteti mësimdhënës dhe në vendet e parashikuara nga rregullorja e brendshme.

Por sipas ministrit francez të Arsimit, Zhan Mishel Blanker, këtij ligji i mungonte një bazë e qëndrueshme juridike./abcnews.al