Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për raportin e DASH. Shefi i qeverisë akuzon opozitën se i lexon sipas interesit të saj konkludimet e raportit.
“Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë; Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingu; Do pushtetin, e thotë: kur ishim më keq ishim më mirë; Po do s’do ajo seli, plagët po luftohen sot si kurrë më parë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale./abcnews.al