Nuk ka si fundviti para tryezës së familjes dhe ekranit tuaj të preferuar. Teksa po presim ndërrimin e viteve, ABC po kujdeset të merrni ngjyra festive në ekranin tuaj. Programi që aq shpejt u shndërrua në të preferuarin e shikuesve, ‘ABC e pasdites’ rezervon takime speciale për 30-31 Dhjetorin. Ju jeni mësuar tashmë me intervistat dinamike të Ermal Peçi, të ftuarit ekskluziv apo rrëfimet që mbushin rrjetet sociale. Po ç’pritet të ndodh më 30 dhe 31 Dhjetor?
Ermali tregoi për abcnews.al se dy takimet e fundvitit do të jenë speciale për publikun e tij. Duket se moderatori nuk i ndahet surprizave ndaj kjo do të jetë kryefjala e pasdites së 30 dhe 31 Dhjetorit. Në intervista plot të pa thëna, ngjarje ekskluzive, lojra e muzikë, Ermali tregon se pasditja e 30 Dhjetorit do ti takoj këngëtarit të njohur Gena ndërsa pasditja e 31 Dhjetorit, Gjon’s Tears.
Gena si rrallë herë në intervista të ndjera ndan jo vetëm vitin e tij muzikor, por edhe detaje nga jeta personale. Ermali thotë për abcnews.al se fal disa rubrikave të programit do të kemi shumë momente fantastike me të.
Nga ana tjetër, në një intervistë ekskluzive 31 Dhjetori i përket talentit shqiptar më të përfolur në Europë. Gjon’s Tears do të përfaqësoj për të dytin vit Zvicrën në Eurovision teksa surprizat dhe momentet gjatë ‘Abc e pasdites’ do t’ja ngrejnë zemrën peshë! Mes emocioneve, 30-31 Dhjetori do të jenë takime unike!
Më shumë? Ndiqni Ermal Peçi çdo ditë ora 16:00 ndërsa takimet speciale më 30-31 Dhjetor në ekranin e ABC.