Greqia u zgjerua me 12 milje, ish-presidenti: Tradhtia ka emër, skandal më të madh s’do ketë

schedule17:24 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 17:24 - 27 Dhjetor, 2020

Debati për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon vazhdon në Tiranë. Për ish-presidentin Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama ka tradhtuar interesin kombëtar. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Edi Rama jo vetëm që refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të Greqisë duke i dhënë të drejtë për zgjerimin me 12 milje.

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet!!!!! Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë! Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë! Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit, interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë! Tradhtia ka Emër!” shkruan ai.

Por si iu përgjigj Edi Rama opozitës? “Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë” tha kryeministri, ndër të tjera./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!