10 mijë dhoma të gjitha me pamje nga deti. Kompleksi kolosal i pushimeve, i ndërtuar në detin Baltik në 1936-n, me kërkesë të Adolf Hitler, ka përfunduar ristrukturimin.
Ka përfunduar ristrukturimin resorti i pushimeve në Gjermani që u ndërtua me kërkesë të Adolf Hitler në detin Baltik në vitin 1936 për mijëra punëtorë gjermanë. Ai shtrihet në një gjatësi prej pesë kilometrash dhe ka 10 mijë dhoma me pamje nga deti.
Struktura kolosale nuk ka pasur klientë deri sa një grup sipërmarrësish të drejtuar nga manjati austriak, Ulirh Bush, vendosi ta transformonte në një oaz luksoz relaksi.
Interesimi për të vjen gjithnjë e në rritje pasi vetëm një apartament kushton më shumë sesa Bush ka paguar 12 vjet më parë për një kilometër të kompleksit. Ai shprehet se në vitin 2006 shteti gjerman ishte i lumtur për shitjen e kompleksit pasi nuk i interesonte askujt.
Tetë blloqe identike çimentosh, me gjashtë kate secili për një total prej 10 mijë dhomash të gjitha me pamje nga deti. Struktura gjendet përgjatë bregut veri-perëndimor në ishullin Rugen. Janë të shumtë ata që blejnë një apartament si investim dhe më pas e japin me qera./abcnews.al