Endri Çekiçi e nisi qetë këtë sezon të ri te Ankaragucu, por dalëngadalë është zgjuar dhe ka arritur të dhurojë asiste javë pas jave.
I radhës erdhi ditën e sotme, me pogradecarin, që ishte autor i një goditje këndi. Krosimi i tij shkoi në destinacionin e duhur dhe ishte Cankaya, që tundi rrjetën me kokë.
Kjo ndeshje luhet për javën e 15-të të Superligës turke dhe një fitore e sot e nxjerr skuadrën e Çekiçit nga zona e ftohtë e renditjes. /abcnews.al