Mbyllen me fitoret e ekipeve vendase tre takimet e para të javës së 11-të në Kategorinë Superiore. Vllaznia nuk u përmbajt ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”, përballje që e fitoi 5-1. Ardit Hoxhaj ishte heroi i ekipit shkodran me 4 gola të realizuar. Demir Imeri kaloi kuqeblutë në avantazh pas 37 sekondave dhe më pas erdhi “pokeri” i sulmuesit vlonjat. Ganezi Mensah realizoi golin e nderit për skuadrën mike.
Suksesi i sotëm e ka ngjitur Vllazninë në kuotën e 25 pikëve, duke vazhduar të kryesojë e vetme Superioren. Laçi nuk ia del të vijojë ecurinë pozitive të tre ndeshjeve të fundit. Bardhezinjtë humbën 1-0 në Kamzë ndaj Kastriotit vendas. Trepikësh fantastik për djemtë e Ramazan Ndreut, që iu falën rrjetës së laçianit Indrit Prodani në mesin e pjesës së parë.

Miqtë kishin një shans të shkëlqyer për të barazuar rezultatin në minutën e 31-të, por Redon Xhixha gaboi nga pika e penalltisë. Feston edhe Bylis. Ekipi ballshiot mposhti 3-1 në fushë Apoloninë e vendit të fundit. Vendasit iu falën dygolëshit të Anthony dhe golit të bukur të Andi Hadrojt, teksa fierakët gjetën rrjetën falë autogolit të Ymeralilajt. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e 11-të
Bylis-Apolonia 3-1
(Anthony 22′, 51′, Hadroi 73′, / Ymeralilaj (aut) 75′)
Kastrioti-Laçi 1-0
(Prodani 24′)
Vllaznia-Skënderbeu 5-1
(Imeri 1′, Hoxhaj 35′, 42′, 53′, 60′ / Mensah 62′)
62′ Reagon Skënderbeu. Ekipi korçar ka shënuar golin e nderit me anë të Alfred Mensah. Sulmuesi afrikan përfitoi nga një kros i ardhur nga krahu i majtë dhe shënoi me gjoks.
https://streamable.com/thhgpp
60′ E diel fantastike për Ardit Hoxhajn. Sulmuesi vlonjat po kthen në gol çdo top të marrë dhe ka gjetur golin e katërt personal në takimin e sotëm.
https://streamable.com/ko64e3
53′ Ardit Hoxhaj në formë fantastike. Asist i bukur i Isaevskit nga e majta dhe finalizim i Hoxhajt, me sulmuesin që ndëshkon për herë të tretë Skënderbeun.
https://streamable.com/jj3529
42′ Vllaznia e papërmbajtshme. Ekipi kryesues vazhdon të sulmojë dhe ka gjetur golin e tretë përballë Skënderbeut. Sërish Ardit Hoxhaj autori. 26-vjeçari përfitoi nga një goditje këndi dhe realizoi me kokë, duke gjetur golin e dytë personal në sfidën që po luhet në “Loro Boriçi”.
https://streamable.com/wxh3ym
35′ Ekipi i Thomas Brdaric gjen golin e qetësisë. Ardit Hoxha autori i golit. Rrjeta e dytë radhazi për sulmuesin vlonjat, i cili mposhti Dajsinanin me një gjuajtje nga brenda zonës.
https://streamable.com/qxjjp3
1′ Vllaznia e nis me gol takimin ndaj Skënderbeut. 37 sekonda kanë kaluar dhe kuqeblutë në avantazh falë golit të Demir Imerit, i cili përfitoi një gafë e mbrojtjes korçare dhe dërgoi topin në rrjetë.
26′ Kastrioti në avantazh. Goditje këndi për ekipin krutan, mbrojtja bardhezi largon topin dhe aty përfiton Indrit Prodani. Sallakja e laçianit në rrjetë, ekipi krutan në avantazh. 22-vjeçari nuk feston golin.
https://streamable.com/k7fk8c
31′ Penallti për Laçin. Protesta të shumta të vendasve, teksa ekzekutimin e mori përsipër Redon Xhixha. Goditje e fortë dhe e pasaktë e sulmuesit të Laçit. Topi preku traversën dhe përfundoi jashtë.
https://streamable.com/su7wda
73′ Ekipi i Dovedan realizon edhe golin e tretë. Andi Hadroj lëvizi bukur në krahun e djathtë, dribloi një kundërshtar dhe tundi rrjetën me një goditje potente.
https://streamable.com/kvpkhw
51′ Anthony realizon një tjetër gol. Sulmuesi 21-vjeçar përfitoi nga një rrëmujë në zonën fierake dhe shënoi golin e qetësisë për skuadrën vendase.
https://streamable.com/6jnpnd
22′ Zhbllokohet ndeshja Bylis-Apolonia. Portieri mik nuk e grushtoi siç duhet një goditje dhe aty përfitoi Beji Anthony, sulmuesi nigerian i ekipit ballshiot. Topi në rrjetë dhe djemtë e Dovedan në avantazh.
https://streamable.com/fqnx61

