Ora 13:45 rezervon tre sfida të Kategorisë Superiore dhe janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Vllaznia-Skënderbeu luhet në “Loro Boriçi” dhe të dy ekipet vijnë thuajse pa ndryshime nga ndeshjet e kaluara.
Brdariç ka vendosur t’i rreshtojë me skemën 4-3-1-2 të tijtë, me Hoxhajn e Dilaver, që udhëheqin ofensivën e kryesuesve të kampionatit. Ndërkohë Ahmataj përgjigjet me skemën 3-5-2, duke krijuar dendësi në mesfushë, me qëllim ndaljen e ofensivës së Vllaznisë, që ka treguar se mund të shënojë shumë gola.
Në Kamzë luhet Kastrioti-Laçi dhe të dy ekipet vijnë pa ndryshime. Kastrioti vjen me klasiken 4-3-3, pa ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Partizanit. Shpëtim Duro, që vjen nga dy fitore në dy ndeshje në krye të Laçit i rreshton me skemën 3-5-2 të tijtë dhe në majën e sulmit vendos dyshen Xhixha-Harmon.
Janë zbuluar edhe formacionet në Ballsh, aty ku luhet Bylis-Apolonia, në një sfidë mes dy skuadrave, që kërkojnë të lënë fundin e renditjes. Trajneri Dovedan zgjedh të rreshtojë skuadrën me formacionin 4-3-3, ndërsa Apolonia rreshtohet 3-4-3. /abcnews.al
VLLAZNIA (4-3-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.
SKENDERBEU (3-5-2): Dajsinani, Bicaj, Dëumfour, Qaqi, Meksi, Doëuona, Taipi, Pusi, Govori, Mensah, Mara. Trajner: Julian Ahmataj.
KASTRIOTI (4-3-3): Hidi, Çela, Boyom, Neziri, Devid, Bardhi, Rami, Prodani, Mehmeti, Lukman, Okebouku. Trajner: Ramadan Ndreu.
LAÇI (3-5-2): Sherri, Obanor, Ignjatovic, Selmani, Musta, Lushkja, Shehu, Deliu, Marku, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.
BYLIS (4-3-3): Qirko, Hadroj, Henrique, Stojanovic, Ymeralilaj, Murataj, Ujka, Mëllugja, Ntephe, Anthony, Ndreca. Trajneri: Veljko Dovedan.
APOLONIA (3-4-3): Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Zoga, Yeboah, Kumani, Mihana, Haxhiu, Gjata, Levendi. Trajner: Bledar Borova.