Disa dhjetëra persona, me qirinj në duar, u mbledhur mbrëmjen e së hënës në sheshin Sintagma të Athinës, për të bërë homazhe në nder të viktimave të zjarrreve. Qytetarë të shumtë morën pjesë në thirrjen e bërë përmes internetit dhe mes lotësh vendosën qirinj për viktimat e rajonit të Atikës, të shkrumbuar nga flakët.
Përmes qirinjve, të pranishmit formuan një zemër dhe datën e zjarreve. Disa kanë ngritur parullën “Na falni që nuk ishim me ju”. Zjarret në rajonin e Atikës lënë pas mbi 90 të vdekur, si dhe dhjetëra të humbur. Ndërkohë, rreth 25 të tjerë duhet ende të identifikohen./abcnews.al