Një 34-vjeçar me iniciale K.B. është arrestuar nga policia pasi pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë në kokë një 50-vjeçar. Sipas policisë ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në këtë fshat, shtetasi i mësipërm për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë në kokë shtetasin F. M., 50 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës”, njofton policia./mv.abcnews.al