Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të tij të vjetër sic e quan ai ish ministrin dhe ish-deputetin Luan Hajdaraga.
“Hajdaraga shquhet për kontributin e tij të konsiderueshëm në Partinë Socialiste, në vitet e para të sfidave të saj gjatë fillimeve të demokracisë në Shqipëri, por veçanërisht, si Ministër i Mbrojtjes dallohet kontributi i tij gjatë krizës së Kosovës në vitet ‘99 dhe bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët”, shkruan kreu i shtetit.
I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta Luan Hajdaragës është shprehur edhe kryeministri Edi Rama duke e përshkruar si një burrë të paqtë e të arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë.
Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka risjellë në vëmendje rolin e rëndësishëm Luan Hajdaragajt si bashkëthemelues i Partisë Socialiste, por edhe si një ndër shkencëtarët e parë që kontribuoi në institucionet e arsimit në Shqipëri./abcnews.al

