32% gjermanëve janë të gatshëm të vaksinohen kundër COVID-19, sipas një sondazhi nga YouGov.
Ndërsa 33% thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin, por fillimisht kërkonin të shihnin se si vaksina do të ndikonte tek njerëzit. 19% e njerëzve thanë se nuk dëshironin të vaksinoheshin kundër COVID-19, ndërsa 16 për qind ishin të pavendosur.
Më shumë se gjysma e të anketuarve, 57 për qind, thanë se ishin të shqetësuar për efektet anësore të mundshme të vaksinës dhe vetëm një e treta tha se nuk ishin të shqetësuar për efektet anësore të vaksinës.
Gjermania do të fillojë programin e saj të vaksinimit në 27 dhjetor, duke u dhënë përparësi personave të moshës mbi 80 vjeç, si dhe njerëzve që jetojnë dhe punojnë në shtëpitë e kujdesit.
Punëtorët e kujdesit shëndetësor, përfshirë ata që punojnë te urgjenca dhe në njësitë e kujdesit intensiv, gjithashtu do të kenë përparësi. Sondazhi i YouGov zbuloi se personat më të moshuar ishin më të prirur të vaksinoheshin, 71% mbi 55 vjeç, krahasuar me 54% të njerëzve midis moshave 18 dhe 24./abcnews.al