Pep Guardiola do të duhet të bëjë pa dy prej lojtarëve kryesorë të ekipit në dy ndeshjet e ardhshme. Manchester City njoftoi mbrëmjen e djeshme se Kyle Walker dhe Gabriel Jesus janë infektuar me virusin e rrezikshëm.
Dy yjet e Guardiolës nuk do të mund të jenë të pranishëm në ndeshjen me Newcastle në Premier League dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës më 6 janar.
Raportohet se gjendja e të dy lojtarëve është e mirë dhe përveç tyre janë infektuar edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit teknik. Të gjithë gëzojnë shëndet të mirë dhe nuk kanë shfaqur simptoma të rënda të virusit. /abcnews.al