Tryezat e festave na tundojnë dhe shpesh na bëjnë ta teprojmë me ushqimin, por kjo veç shtimit në peshë shumë personave mund t’ju shkaktojë dhe probleme shëndetësore.
Jorida Djamandi, kardiologe në spitalin “Hygeia” në Tiranë ndalet tek ata që vuajnë nga zemra dhe tregon ushqimet me të cilat duhet të bëjnë kujdes.
“Këta persona duhet të kenë kujdes me bulmetin, të evitojnë përdorimin e gjalpit dhe kur të kenë mundësi ta zëvendësojnë atë me përdorimin e vajit të ullirit”, shprehet ajo.
Nëse një personi të shëndetshëm i sugjerohet të konsumojnë 1 lugë kafe kripë në ditë tek të sëmurët kardiak dhe ata me hipertension kripa duhet të reduktohet ndjeshëm.
Veç ushqimeve të cilat tregon se duhen eliminuar, kardiologia Djamandi liston dhe produktet e duhura për të qenë në formë të mirë.
“Të eliminohet mishi i kuq ose të përdoret me kujdes. Më shumë të përdoret mishi i bardhë dhe peshku, gjithashtu frutat e thata dhe perimet. Nëse në ditë të zakonshme themi që mashkulli të përdori dy gota verë dhe një femër një gotë verë në ditë, për të sëmurët kardiakë të përdoret më e reduktuar”, sqaron ajo.
Të sëmurëve nga zemra dhe diabeti mjekja i sugjeron të bëjnë kujdes me ëmbëlsirat ndërsa atyre me probleme kardiake dhe veshka të mos përdorin shumë proteina.
/abcnews.al/