Nuk mund të kishte debutim më të bukur me Liverpool-in për Xherdan Shaqirin se sa ajo kundër Manchester United.
Sulmuesi me origjinë shqiptare, por që luan me Zvicrën shënoi golin e katërt për ekipin e tij me anë të një roveshate. Ndeshja midis dy ekipeve përfundoi 1-4 për skuadrën e Jurgen Klopp në një ndeshje të vlefshme për International Champions Cup.
Golin e parë për finalistët e Champions League e shënoi Mane me penallti. Për United barazoi Andreas Pereira. Për të kaluar sërish në avantazh “Të kuqtë” mendoi sulmuesi Sturridge, ndërsa Ojo shënoi në të 74-n me anë të një penallite golin e tretë.
Shaqiri vendosi qershinë në tortë. Ai shënoi super golin e tij në minutën e 82-të dhe menjëherë duket se ka fituar zemrat e tifozëve.
Ndeshja midis Manchester-it dhe Liverpool-it është një nga sfidat më me rivalitet në Britani. Edhe pse një miqësore, ajo u zhvillua në një nga stadiumet më të mëdha të botës. Mbi 100.000 tifozë kishin blerë biletën për të parë ndeshjen në stadiumin “Michigan”./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=1dINKM1FLX8