Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi me kallashnikov drejt policisë pasditen e sotme në fshatin Seltë në Elbasan, vijon të jetë i arratisur në pyll. Burime bëjnë me dije për ABC se policia po përpiqet të bindë një të afërm të tij që të negociojë për ta bindur që të dorëzohet.
Drejt vendit ku qëndron i fshehur 45-vjeçari janë nisur edhe forcat e RENEA-s të pajisur me snajper për të ndërhyrë në rast se ai do të qëllojë drejt tyre.
Policia i ka bërë thirrje banorëve pranë fshatit Seltë që të mos dalin nga shtëpitë pa mbaruar aksioni për kapjen 45-vjeçarit i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë./mv.abcnews.al