Një këngë e lënë përgjysmë nga Ergi, Barbana Dini zbulon detaje nga projekti i ri

schedule11:22 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 11:22 - 24 Dhjetor, 2020

Barbana Dini ishte e ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ku foli për rrugëtimin e saj në muzikë që nga fëmijëria. Duke mos dashur të flasë më shumë për të vëllain e ndjerë, Ergin, që humbi jetën tragjikisht pak vite më parë, këngëtarja vetëm disa detaje nga zbuloi projekti i radhës i lënë përgjysmë nga ai.

Barbaba zbuloi se kënga në fakt është një projekt i lënë përgjysmë nga Ergi, dhe pritet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. “U bë një kohë që nuk pranoj intervista për shkakun sepse është një pjesë shumë e dhimbshme e imja.

Por filloi të kthehej në diçka që po më dëmtonte shumë si person. Është një pjesë prezente që do të jetë gjithmonë. Kam një këngë të Ergit të cilën kismet do e nxjerr nga Janari ose Shkurti pasi do të realizohet klipi i tij.”, u shpreh Barbana. /abcnews.al