Didier Deschamps është një lider dhe fitues. I tillë ka qenë si futbollist, njësoj edhe në postin e trajnerit. Në vitin 2018 udhëhoqi Francën drejt majës së botës në Rusi, teksa së fundmi ka dhënë një koment për racizmin.
“Racizmi nuk duhet të ekzistojë, si në sport dhe në jetën e përditshme në shoqëri. Unë jam një tip që nuk i toleroj aspak këto fenomene, personalisht nuk kam pasur episode të ngjashme si futbollist dhe si trajner.
Trajnerët me ngjyrë të penalizuar? Nuk besoj, edhe pse e pranoj se kam pak trajnerë të tillë në nivele të larta. Besoj se me kalimin e kohës do të shtohen, do të shohim më shumë trajnerë me ngjyra në nivele të larta“, deklaron Deschamps. /abcnews.al