Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmendet moti në Europë

schedule13:27 - 28 Korrik, 2018

schedule 13:27 - 28 Korrik, 2018

Moti në Europë këto ditë karakterizohet nga temperaturat e larta por njëkohësisht dhe nga  reshje të dendura që kanë shkaktuar përmbytje sidomos në Britaninë e Madhe dhe Francë.

Europa po përjeton një mot të pazakontë këto ditë. Temperaturat kanë shënuar rekorde absolute për muajin Korrik. 39 gradë celsius nga Parisi në Milano, në Berlin e shumë qytete të tjera të Suedisë, por dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kaos në disa stacione hekurudhore të Vil Lumier dhe në tunelin e La Mansh. Për shkak të të nxehtit trafiku është ndërprerë dhe ajri i kondicionuar nuk punon në të gjithë trenat. Pavarësisht se reshjet kanë nisur, në mënyrë të veçantë në Britaninë e Madhe dhe në veri të Francës, temperaturat konsiderohen më të larta se zakonisht.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur llogaritja e dëmeve material nga reshjet e dendura. Rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe erëra të forta që kanë dëmtuar jo pak vitrina dyqanesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!