Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbatuar një ndalim të udhëtimit për pasagjerët që mbërrijnë nga Afrika e Jugut. Masa vjen pasi në vend u gjetën dy raste të një lloji tjetër të ri të Covid-19.
Duke filluar nga ora 9.00 e mëngjesit në prag të Krishtlindjes, vizitorët që mbërrijnë në Angli, që kanë qenë në ose tranzituan përmes Afrikës së Jugut në 10 ditët e fundit nuk do t’u lejohet hyrja, dhe fluturimet e drejtpërdrejta do të ndalohen, tha Departamenti për Transport i vendit.
Rregullat e reja përjashtojnë ngarkesat pa pasagjerë dhe nuk përfshin shtetas britanikë dhe irlandezë, mbajtës të vizave dhe banorë të përhershëm, të cilët të gjithë do të jenë në gjendje të hyjnë, por do të kërkohet të vetë-izolohen për 10 ditë së bashku me familjen e tyre.
Ndërkohë, Moderna njoftoi të mërkurën se pret që vaksina e saj të jetë mbrojtëse ndaj variantit të ri të zbuluar në Britaninë e Madhe. s.b/abcnews.al/