Shefja e Shërbimit Infektiv në Tiranë, Najada Çomo, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” një foto përshëndetëse me mjekë dhe infermierë të spitalit Covid 3, duke i shprehur atyre mirënjohjen për punën e vështirë në këtë situatë pandemie.
“Një përshëndetje nga stafi i Spitalit Covid -3, me dr Afrimin, dr Sadikun, mjekët më të rinj, dhe padyshim infermierët e shkëlqyer”, shkruan Çomo.
Situata e koronavirusit në vend vijon të mbetet shqetësuese.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë nuk e fituan betejën me koronavirusin, ndërsa raportoi 503 raste të reja nga 2210 testime të realizuara.
Autoritete shëndetësore apelojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin e sigurisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
/abcnews.al/