Plotësimi i Kushtetueses, Varhelyi: Lajm i shkëlqyer, arritje e rëndësishme për institucionet e njerëzit

schedule20:20 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 20:20 - 23 Dhjetor, 2020

Listës së ndërkombëtarëve që kanë reaguar për kompletimin e Gjykatës Kushtetuese në vend i është shtuar edhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se ky është një lajm i shkëlqyer ndërsa shton se kjo është një arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e Reformës në Drejtësi.

Ky zhvillim i fundit, shton komisioneri për Zgjerim , plotëson listën e kushteve për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

REAGIMI

“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.”