Donte të shiste armë në Prrenjas, në pranga maqedonasi

schedule09:22 - 28 Korrik, 2018

schedule 09:22 - 28 Korrik, 2018

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person për trafikim të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.

Ai është Ylber Suma, 32 vjeç, i lindur në Shkup të Maqedonisë, por banon në fshatin Dimcë në Kosovë.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative dhe si rezultat i operacionit të koduar “URAKA 1” e ndaluan atë në fashatin Urakë të Prrenjasit.

Gjatë kontrollit që ushtruan në makinën e tij tip “Alfa Romeo” policia gjeti dy pistoleta, dy krehëra dhe 5 fishekë.

32-vjeçari i kishte futur në mënyrë të jashtëligjshme armët nga Maqedonia, me qëllim që t’i shiste në Elbasan për 500 euro copa./abcnews.al