Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Matt Hancock: Do të kthehemi në normalitet para vitit 2022

schedule17:20 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 17:20 - 23 Dhjetor, 2020

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se normaliteti do të rikthehet para vitit 2022.

Ai u pyet nëse, duke pasur parasysh variantin e ri shumë të transmetueshëm, qeveria është fajtore për mbivlerësimin duke sugjeruar që Britania mund të kthehet në normalitet deri në Pashkë.

Lidhur me këtë Hancock u përgjigj se ai është “shumë i sigurt se do t’i rikthejmë gjërat në normalitet para vitit 2022” duke shtuar se shpejtësia e shpërndarjes së vaksinave po përshpejtohet.

Lexo edhe: Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe: Kemi zbuluar një variant tjetër të Covid-19

Gfjatë konferencës ministri njoftoi se sot në vend është identifikuar një tjetër variant i koronavirusit, ndryshe nga ai i zakonshmi. Sipas Hancock dy rastet e zbuluara, janë kontakte nga persona që kanë udhëtuar nga Afrika Jugore. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!