Në Greqi 62 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se kanë rezultuar pozitiv 937 raste të reja, ndërsa i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 133 365 të prekur, nga të cilat 52.4% raportohet se janë burra.
/abcnews.al/


