Merkato e janarit është shumë pranë dhe klubet kanë nisur të mendojnë për përforcime. Nga Italia raportohet se një lëvizje e bujshme mund të jetë rezervuar në muajin e parë të vitit të ardhshëm.
“Corriere di Torino” raporton se Juventusi po punon për të arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Paul Pogba që në janar. Është operacion i vështirë, por po diskutohet seriozisht huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.
Dëshira e Pogba dihet tashmë, ai kërkon të largohet sa më parë nga “Djajtë e Kuq”, por mbetet të shihet nëse Manchester United është i gatshëm të heqë dorë nga një lojtar si Pogba, që në fakt nuk po luan rregullisht këtë sezon. /abcnews.al