FOTO/Angli, gjendet minerali i ri i veçantë rreth 220 vjeçar

schedule12:48 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 12:48 - 23 Dhjetor, 2020

Një mineral i rrallë është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët në Angli. Sipas mediave të huaja gjatë studimeve të tyre shkencëtarët kanë zbuluar në në zonën e Cornwall një gur të çmuar të zbuluar rreth para rreth 220 vjetëve.

Minerali me ngjyrë të gjelbër të errët është emëruar kernowite, sipas fjalës Kernow, që është emri i vendit Cornwall në gjuhën e lashtë lokale. Një grup i udhëhequr nga eksperti i mineraleve në Muzeun e Historisë Natyrore, Mike Rumsey, e zbuloi mineralin e ri përderisa po e studionte një gur të nxjerrë nga miniera “Wheal Gorald” para më shumë se dy shekujve.

Për shumë vjet, njohësit e mineraleve kanë besuar se kristalet e gjelbra janë variant i një minerali tjetër, të quajtur lirokonit, por Rumsey dhe ekipi i tij zbuluan se ky mineral ka ndërtim tjetër kimik.

Ndër të tjera mediat e huaja bëjnë me dije se Cornwall ka histori të pasur të mihjes. Ky vend e ka statusin e UNESCO-s për trashëgimi botërore dhe është i njohur në mbarë botën për zbulimin e mineraleve.

Zbulimi i mineralit të ri është njohur edhe nga Shoqata Ndërkombëtare e Mineraleve dhe të dhënat për të do të publikohen në Revistën e Mineraleve vitin e ardhshëm./abcnews.al