Bullgaria do të lejojë fluturime nga Britania e Madhe nga mesdita e sotme, duke u mundësuar kështu qytetarëve të vet që të kthehen pranë të afërmve të tyre për festa.
Vendi ballkanik mbylli kufijtë e tij ajrorë, tokësorë dhe detarë për udhëtarët nga Britania të dielën në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit.
Udhëtarët nga Britania do të testohen dhe do të karantinohen për 10 ditë pas mbërritjes, sipas vendimit të qeverisë.