Gjatë komunikimit me mediat, lidhur me ligjin për Teatrin Kombëtar, vetëm disa minuta përpara se Presidenti ta rikthente atë në Kuvend për diskutim, kryedemokrati Lulzim Basha e quajti pjesëmarrjen e çdo institucioni në proces, si mbështetje e një grushti shteti.
“Shkelja e parimit bazë të shtetit është kaq totale në këtë ligj saqë dekretimi i ligjit në heshtje apo aktive nuk është gjë tjetër veçse grusht shteti. Merr pushtetet që nuk ja jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë kapërcehet ne jemi në gjendje lufte civile”.
Për Lulzim Bashën alternativat ekzistojnë, madje prej kohës kur ai vetë ishte qytetar i parë i Tiranës.
“Natyrisht mirëkuptoj artistët që duan teatër të ri dhe kjo është plotësisht e mundur. Dhe për këtë kur para e qeveria të zaptohej nga Edi Rama dhe Velina e tij në bashki ekzistonte edhe plani që ishite në bulevardin e ri, krijonte hapësira që t’i merrte jo Sadri Abazi dhe hakmarrja për drejtësi, por do kishte shesh të drejtësis, se artit dhe kulturës ku konceptohej edhe teatri. Ekziston dhe një mundësi tjetër që është piramida”.
Por e gjithë kjo nuk mund të bëhet duke shkatërruar trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe Europës, theksoi ai, duke përsëritur kërcënimin për këdo guxon.
“Po bëjmë gati një kontratë publike si premtim ndaj qytetarëve, artistëve, por edhe si paralajmërim ndaj mafias së ndërtimit dhe drogës se nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, të njëjtën gjë e pret edhe çdo gjë që ka lidhje me këtë aferë, pra minat e presin çdo ndërtim që do të ndërtohet atje. I pret kontrolli më i imtësishëm që do ta bëj Vettingun të duket si piknik. Që nga Big për të cilin po përgatitet padia penale dhe nga prokuroria e Danimarkës”.
Ftesës së një ditë me parë të mazhorancës për amendim të ligjit të magjistratëve të shkruar nga vetë opozita, Lulzim Basha, i kujton atë të disa muajve më parë për zgjidhjen e problemit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke nënvizuar mungesën e vullnetit politik të mazhorancës për zgjidhje reale të situatës.
“E kanë një propozim me 7 pika në tryezë. Nëse ka vullnet politik në PS propozimet tona janë të qarta dhe jemi të gatshëm t’i japim formë këtyre proopzimeve. Vijnë me propozim qesharak. Mënyra si të kthehemi tek institucionet e vjetra të drejtësisë, mos e shkruajnë ata, por ne. Propozimi i tyre konsiston në zhbërjen e reformës në drejtësi”.
Një takim i mundshëm mes kryeminsitrit dhe kreut të opozitës mohohet kategorikisht nga kryedemokrati Basha, i cili thekson se do të bëj gjithçka që vendi të mos ketë një qeveri dhe kryeministër të lidhur me krimin./abcnews.al