Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka replikuar me deputetin Kujtim Gjuzi lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në shtëpinë e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Ruçi tha se nuk mund t’i ndalohet as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim.
“Kërkesa ka dy probleme. Kur bëhet, bëhet ose ministrit ose kryeministrit. Pyetjet që janë shtruar të gjitha për ministrin, përjashto një pyetje për kryeministrit: Pse ke shkuar te familja e të ndjerit? Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje, s’mund t’i ndalosh as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim”, tha Ruçi./mv.abcnews.al