Lionel Messi është lojtari me më shumë gola të shënuar për një klub. 644 gola të realizuar me Barcelonën, duke lënë pas Pele. Braziliani kishte realizuar 643 me fanellën e Santos dhe normalisht ajo që Messi ka bërë është diçka madhështore.
Gary Lineker, pasi Messi shënoi dje kundër Valladolid dhe vendosi rekordin e ri, bëri një postim në Twitter. “Për të thyer rekordin e 644 golave të Messi, dikush duhet të shënojë mesatarisht 43 gola në sezon për 15 vite… për një klub”, shkruan ish-futbollisti i Anglisë.
That is outstanding but my record of 2 goals for 644 clubs still stands https://t.co/5ljV1kPmlX
— Peter Crouch (@petercrouch) December 23, 2020
Reagim epik ka bërë më pas edhe ish-sulmuesi i Anglisë dhe shumë klubeve në Angli, mes tyre gjigantët e Liverpool, Peter Crouch. “Kjo është e jashtëzakonshme, por rekordi im i dy golave për 644 klube mbetet ende”, shkruan shtatlarti, i cili numëron 145 gola në 599 ndeshje. /abcnews.al