Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sara Hoxha dhe Ledri Vula shijojnë shëtitjen e parë me Poem Blu

schedule07:20 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 07:20 - 23 Dhjetor, 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë me 14 Dhjetor. Çifti mirëpriti një vajzë që e pagëzuan me emrin e veçantë Poem Blu, ndërsa publikuan dhe portretin e plotë të saj. Sara dhe Ledri duken shumë të lumtur teksa po shijojnë ditët e para të të qenit prind.

Së fundmi, ka qenë Sara e cila ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me partnerin dhe vogëlushen duke dalë shëtitje. Vula shprehu falenderimet për urimet e shumta që ka marrë pas ardhjes në jetë të Poem Blu.

“Gëzimin për ardhjen në jetë të POEM BLU e keni ndarë edhe ju të gjithë me mua me mesazhet dhe uratat si në Instagram ashtu dhe përmes mënyrave të tjera.

Ju falenderoj nga zemra për të gjitha fjalët e ngrohta që i keni shkruar, për çdo mendim të bukur që e keni thurur, për çdo ndjenjë që na keni dhuruar mua dhe Sarës këto ditë. Ju duam shumë unë, Sara dhe POEM BLU.”, shkroi reperi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!