Gjatë 24 orëve në Itali janë shënuar 628 viktima nga koronavirusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 69,842 pacientë.
Autoritetet bëjnë me dije se në Itali gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një ulje e personave pozitivë dhe një rritje e pacientëve të shëruar.
Gjithashtu Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë regjistruar 13,318 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1,977,318 raste.
Sakaq Veneto mbetet rajoni më i prekur me 3,082 raste, ndjekur nga Lombardia me 2,278 raste, Lazio me 1,288 dhe Emilia Romagna me 1,162.
/abcnews.al/