Shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane “BioNTech”, Ugur Sahin ka deklaruar se koronavirusi mund të jetë prezent deri në 10 vitet e ardshme.
Pavarësisht përparimit me vaksinën, Sahin tha në një konferencë shtypi të martën se ai beson se virusi mund të mbijetojë për disa vite.
I pyetur se kur besonte se bota mund të ishte në gjendje të kthehej në normalitet, Sahin u përgjigj: “Na duhet një përkufizim i ri i” normalit “.
“Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme. Ne duhet të mësohemi me faktin se do të ketë më shumë shpërthime”, shtoi Sahin.
Lexo edhe: Shefi i BioNTech: Vaksina do të funksionojë edhe për variantin e ri të Covid në Britani
Sahin vazhdoi se një “normalitet i ri” nuk do të nënkuptojë që vendet duhet të futen në bllokim dhe se një skenar i tillë mund të jetë i mundur deri në fund të verës.
Në konferencë, Sahin komentoi po ashtu edhe variantin britanik të koronairusit. Ai u shpreh se ka besim se vaksina e koronavirusit e kompanisë së tij do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri, por studimet e mëtejshme duhet të jenë plotësisht të sigurta. Për të pasur një përgjigje konkrete lidhur me këtë shqetësim ai tha se ju duhen të paktën dy javë. /abcnews.al